“Me shumë kënaqësi”. Kjo ishte përgjigja e Atdheut, djalit më të ri të “Për’Puthen”, pas kërkesës së Anës për të dalë në një takim.

Djali që në hyrjen në ditën e djeshme, e vlerësoi bukuroshen për shpirtin e saj të ndjeshëm, duke iu referuar këtu dhurimit të flokëve të saj për vajzat e gratë që vuajnë nga kanceri. Gjithashtu djali shtoi se Fatjoni nuk është sjellë mirë me Anën, pasi ajo nuk ka bërë asgjë për ta merituar atë gjë.

Këto deklarata duket se kanë lënë një “shije” të mirë tek bukuroshja, e cila vendosi të zgjidhte djalin nga Kosova, vetëm një ditë pas afrimit të tij në emisionin e dashurisë.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel