Të fitosh betejën me anoreksinë/ Dikur peshonte vetëm 25 kilogramë, e reja zbulon ndryshimin drastik

25/11/2020 18:15

Historia e 18-vjeçares Ellie Spofforth është tepër e veçantë.

Para pak kohësh ajo vuante nga anoreksia dhe peshonte vetëm 25 kilogramë, ndërsa tanimë ajo ka arritur të shërohet dhe të marrë një pamje normale të turpit. Ellie ka thënë se ishte në fillore kur bashkëmoshatarët e tallnin për shkak të peshës së saj.

“Teksa rritesha fillova të dua ushqimin. Gjithmonë kisha dëshirë që të provoja gjëra të reja dhe të gatuaja për familjen time. Kur isha në shkollën fillore, vajzat e tjera filluan duke komentuar mbi pamjen time dhe më thoshin se isha më e madhja në klasë. Aty pastaj nisi dhe lufta me peshën time”, ka treguar e reja.

Ellie ka treguar se kur nisi gjimnazin, mori vendimin për të ndryshuar stilin e të ushqyerit. Nisi të ushqehet me produkte të shëndetshme, me qëllim luftimin e anoreksisë.

“U bëra vegjetariane për të hequr disa ushqime nga dieta ime. Kështu përfundova duke ngrënë vetëm një vakt të vogël në ditë. Keq ushqyerja më dërgoi në të vjella çdo ditë që haja ushqim dhe nuk dëgjoja këshillat e prindërve”, ka treguar Ellie.

Ellie fshehu rënien e saj dramatike në peshë deri në momentin kur asnjë veshje nuk përkonte me përmasat e saj. Në vitin 2018 ajo nisi edhe kurimin për sëmundjen e saj, të cilën e përfundoi pas një viti. Madje ajo u vendos në një qendër rehabilitimi.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA