Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, tashmë ka hedhur pas krahëve lidhjen me të dashurin e saj, Leonard Duka. Përveçse nga deklaratat që ka bërë nëpër intervista, së fundmi ajo është fotografuar në shoqërinë e reperit, Don Xhoni.

Ata kanë darkuar së bashku dhe fotografitë e tyre janë publikuar nga “telegrafi”. Nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka, apo është thjesht një darkë miqësore.

Ndërkohë kujtojmë se teksa ishte e ftuar tek “Shiko Kush Luan”, Trejsi tha se ndarja kishte ndodhur para problemeve ku i dashuri i saj ishte përfshirë.

Madje modelja seksi jetoi disa muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor me karrierën e saj.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel