Ylli i muzikës country, Hal Ketchum

Ylli i muzikës country, Hal Ketchum ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, pas ndërlikimeve të sëmundjes së Alzheimerit.

Lajmet për vdekjen e yllit të muzikës country u ndanë nga fansat e Ketchum në një postim të ndarë në rrjetet sociale.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ne njoftojmë se Hal vdiq mbrëmë në shtëpi për shkak të ndërlikimeve të Demencës”, shkroi Andrea Ketchum, gruaja e Hal Ketchum. “Le të jetojë muzika e tij përgjithmonë në zemrat tuaja dhe t’ju sjellë paqe”, shkroi një nga fansat.

Andrea Ketchum zbuloi në prill të vitit 2019 se Hal Ketchum ishte diagnostikuar me Alzheimer. Sipas njoftimit, në atë kohë, ai tashmë ishte duke luftuar me sëmundjen.

Disa nga hitet më legjendare të Ketchum përfshijnë “Long Haired Country Boy”, për të cilin fitoi një nominim për ‘Award Music Association’ në vitin 1997 dhe “Hearts Are Gonna Roll”.

Ndërkaq, këngët e fundit të tij janë: “Father Times” në vitin 2008 dhe “I’m the Troubadour” në 2014. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA