28/11 13:36
Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Christiana Perri ka humbur foshnjën e saj, e cila fatkeqësisht kishte lindur e vdekur.
Lajmi është bërë I ditur nga vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale. Ajo publikoi një foto ku shihet së bashku me partnerin Paul Costabile, duke i shtrënguar dorën fëmijës së tyre të ndjerë.
“Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka thënë ajo.
Top Channel