Anya Taylor-Joy

Performanca joshëse e Anya Taylor-Joy në rolin e Beth Harmon në serialin e Netflix “The Queen’s Gambit” ka lënë adhuruesit, kritikët dhe shikuesit për herë të parë të ngjitur pas ekraneve.

Por së fundmi, bukuroshja 24-vjeçare ka zbuluar se ka qenë duke luftuar për t’iu përshtatur standardeve të bukurisë së Hollywood-it.

“Unë kurrë nuk kam menduar dhe nuk mendoj se do ta mendoj veten time si të bukur. Tingëllon patetike dhe i dashuri im i paralajmëron njerëzit do të mendojnë se jam e cuddishme, por unë përsëri mendoj se kam pamje të çuditshme“, tha Anya.

Aktorja mahnitëse u zbulua së pari nga Sarah Doukas ndërsa po qëndronte jashtë qendrës tregtare Harrods të Londrës.

Sarah nënshkroi kontratë me Anya kur ajo ishte 16 vjeç në agjencinë e modelimit “Storm”, e cila i hapi rrugë për botën e aktrimit. Pavarësisht kësaj, ylli është ende duke punuar për të pranuar veten ashtu si është.

 

FOTO GALERI
2/16

Top Channel