Për herë të parë Krishtlindjet dhe festat e fundvitit do të festohen ndryshe këtë vit prej pandemisë së COVID-19.
Laszlo Rimoczi, i cili ka një pastiçeri të vogël në Hungari vendosi të vinte maska në babagjyshin prej çokollate. Ai e mendoi atë si një shaka për të gëzuar shpirtrat e njerëzve mes pandemisë së koronavirusit. Por doli të ishte një veprim i mençur biznesi pasi porositë u rritën në internet, dhe tani ai vështirë se mund të ecë me hapin e kërkesës.
“Unë mendoj se kur të vijë Santa ai do të duhet të veshë një maskë sepse Santa duhet të tregojë një shembull të mirë për njerëzit,” tha Rimoczi, i ulur në pastiçerinë e tij në oborrin e shtëpisë së fshatit të tij në Lajosmizse, rreth 70 kilometra në jug të Budapestit.
Për të vazhduar me porositë, atij i është dashur të thjeshtojë modelin dhe tani prodhon rreth 100 Santas në ditë, duke përdorur çokollatë italiane pa gluten.
Sipas Reuters, ai pikturon kapelën me të kuqe dhe i bën maskat nga shirita të vegjël me krem. Rimoczi madje është dashur të ndryshojë modelin e Santas me çokollatë, e cila fillimisht u krijua pa maskë.
Biznesi i Rimoczi gjithashtu bën ëmbëlsira të tjera me çokollatë dhe i shet ato në një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, pasi pësoi humbje nga goditja e pandemisë në mars.
“Jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të shes vetëm një pjesë të tyre, pasi Santa nuk do të ketë më nevojë të veshë maskë”, tha ai me një buzëqeshje në fytyrë.
Top Channel