Çokollatat nga Laszlo Rimoczi

Për herë të parë Krishtlindjet dhe festat e fundvitit do të festohen ndryshe këtë vit prej pandemisë së COVID-19.

Laszlo Rimoczi, i cili ka një pastiçeri të vogël në Hungari vendosi të vinte maska ​​në babagjyshin prej çokollate.  Ai e mendoi atë si një shaka për të gëzuar shpirtrat e njerëzve mes pandemisë së  koronavirusit. Por doli të ishte një veprim i mençur biznesi pasi porositë u rritën në internet, dhe tani ai vështirë se mund të ecë me hapin e kërkesës.

“Unë mendoj se kur të vijë Santa ai do të duhet të veshë një maskë sepse Santa duhet të tregojë një shembull të mirë për njerëzit,” tha Rimoczi, i ulur në pastiçerinë e tij në oborrin e shtëpisë së fshatit të tij në Lajosmizse, rreth 70 kilometra në jug të Budapestit.

Për të vazhduar me porositë, atij i është dashur të thjeshtojë modelin dhe tani prodhon rreth 100 Santas në ditë, duke përdorur çokollatë italiane pa gluten.

Sipas Reuters, ai pikturon kapelën me të kuqe dhe i bën maskat nga shirita të vegjël me krem. Rimoczi madje është dashur të ndryshojë modelin e Santas me çokollatë, e cila fillimisht u krijua pa maskë.

Biznesi i Rimoczi gjithashtu bën ëmbëlsira të tjera me çokollatë dhe i shet ato në një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, pasi pësoi humbje nga goditja e pandemisë në mars.

“Jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të shes vetëm një pjesë të tyre, pasi Santa nuk do të ketë më nevojë të veshë maskë”,  tha ai me një buzëqeshje në fytyrë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel