Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në “Bypass-in” Levan-Fier, ku në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës” shtetasi Gjergji Zeqaj 59-vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz, 59-vjeçarin Sokrat Semini i cili si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.
Top Channel