Protesta të dhunshme pas vrasjes së njeriut me ngjyrë nga siguria në Brazil (foto dramatike)

21/11/2020 21:51

Vrasja brutale e një njeriu më ngjyrë në dorë të dy rojeve të bardhë të sigurisë ka ndezur protesta të forta anti-racizëm në Brazil.

Pamjet e publikuara nga incidenti tregonin Joao Alberto Silveira Freitas, 40 vjeç, të imobilizuar përtokë nga një roje e supermarketit Carrefour në qytetin jugor Porto Alegre, teksa kolegu i tij e godiste vazhdimisht me grushte në fytyrë.

Vrasja e rëndë ndodhi të enjten, në prag të Ditës së Ndërgjegjësimit Zezak, festa kombëtare braziliane kushtuar kontributit të komunitetit me ngjyrë në vend.

Një prej rojhve vrasëse ishte oficeri i policisë ushtarake, Rodrigo Mohr. Dje qindra demonstrues u mblodhën para supermarketit Carrefour në Porto Alegre, duke protestuar, ndërsa në kryeqendrën Sao Paulo, demonstruesit thyen xhamat dhe hodhën bomba zjarri në një supermarket Carrefour prej indinjatës së vdekjes së Freita.

Mediat lokale thonin se incidenti me vdekje në Porto Alegre kishte ardhur pas një konfrontimi mes viktimës Freitas dhe një punonjësi të supermarketit, i cili njoftoi sigurinë. Në një deklaratë nga kompania Carrefour Brazil, thuhej se është e trishtuar për vdekjen ‘brutale’ të punonjesit të saldimit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA