Sherr i rëndë në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë, konflikti nisi për ‘zhurmën’ në lokal Per shkak te nje rrjeti te gjere falsifikatorësh qe siguronin teste negative dhe formulare PFL per udhëtaret pika e kalimit kufitar te Kapshticës është mbyllur.
Falsifikatorët dyshohet se kane falsifikuar 9000 formulare PFL te cilat u jane dhëne udhëtareve ne Korce, Fier, Shkodre dhe qytete te tjera te Shqipërinë duke u shitur ne vlera nga 5 deri ne 200 euro ne periudhen e diteve kur kishte fluks te larte lëvizje ndërkohe qe kuota ne ketë pike kufitare ishte 300 persona ne 24 ore.
Pas zbulimit nga TCH te këtij skandali i cili u pasqyrua edhe ne mediat greke, Kapshtice u mbyll ndërsa e vetmja mundësi kalimi drejt vendit fqinje mbetet pika e Kakavijës ku perseri autoritetet greke duken dyshuese dhe krahas verifikimit te dokumentacionit te kërkuar, testeve dhe formularëve, bejne edhe testimin e shpejte te koronavirusit per çdo udhëtar.
Top Channel