Elefantët ‘e dehur’ sulmojnë punonjësit pyjorë/ Një i vdekur e një i plagosur në Chandil të Indisë

21/11/2020 18:20

Një punonjës i agjencisë pyjore është vrarë dhe një tjetër është plagosur kur grupi i tyre shkoi për të ndihmuar fshatarët e sulmuar nga një tufë elefantësh në zonën e Chandil në Indi.

Kafshët gjigande kishin shkelur për vdekje një roje pyjore 45 vjeçar dhe kishin plagosur një tjetër.

Kreu i rojeve pyjore Ashok Kumar tha se zyrtarët kishin shkuar në zonë pas thirrjeve të fshatarëve se elefantët kishin sulmuar shtëpitë duke dëmtuar ushqimet e magazinuara në hambarë.

“Viktima Haricharan Mahato ishte drejtuesi i grupit të formuar për largimin e elefantëve nga komuniteti në rrëzë të kodrës, ndërsa i plagosuri po trajtohet në spitalin e Tata Main në Jamshedpur, pasi kishte tentuar të ndihmonte kreun e rojeve. Dyshohet se elefantët kishin konsumuar mahua (pija alkoolike vendase)”, tha ai, duke shtuar se kjo është një sjellje e pazakontë pasi kafshët nuk i sulmojnë punonjësit pyjorë, të cilët janë të trajnuar për larguar kafshët përsëri drejt pyllit.

Kreu i policisë së Chowka, Satyaveer Singh tha se një hetim ka nisur për zbulimin e shkaqeve të sakta të incidentit. Në gjashtë muajt e fundit tre njerëz kanë vdekur në pyjet e Chandil dhe Kharasëan në Indi, nga përplasjet me tufat e elefantëve.

FOTO GALERI
2/3
Dyshohet se elefantët kishin konsumuar mahua (pija alkoolike vendase)

Top Channel