Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta, njëra në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.
Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë.
“Rr. Kongresi i Blinajës, Lipjan, 20.11.2020 – 15:02. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion. Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Top Channel