Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për një vrasje të motivuar seksualisht dhe për kanibalizëm, për gjetjes së kockave njerëzore në veri të Berlinit.
Mjekët ligjorë përcaktuan se kockat i përkasin një burri 44 vjeçar të zhdukur dy muaj më parë.
Qentë nuhatës drejtuan më pas policinë në apartamentin e të dyshuarit në Berlin, i cili sipas mediave gjermane është një mësues matematike 42 vjeçar.
Njerëzit që shëtisnin në parkun e Buch kishin zbuluar kockat më 8 nëntor.
Burime të policisë thanë për të përditshmen e Berlinit BZ se një nga kockat ishte “totalisht e zhveshur nga mishi” dhe bashke me sinjalizime të tjera, tregohej se Stefan T. ishte viktimë e një kanibali.
Vrasësi i dyshuar, i emëruar vetëm si Stefan R – kishte vizituar “forume chat-i në internet të lidhura me subjektin”. Ligjet gjermane të privatësisë nuk lejojnë identifikimin e të dyshuarve gjatë hetimeve.
Stefan T, inxhinier elektrik, kishte dalë nga shtëpia e tij pak para mesnatës më 5 shtator dhe më pas u shpall i humbur nga kolegët e apartamentit.
Mediat gjermane e krahasonin çështjen me atë të Armin Meiwes, kanibali gjerman i burgosur në 2006, i cili gjente viktimat e tij në rrjete interneti për njerëz të interesuar në kanibalizëm.
Top Channel