Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Një pedofil mizor që maskohej më parë duke punuar për grupin britanik të bamirësisë ‘Save the Children’, është dënuar me vdekje në vendin e tij Pakistan, pasi pranoi përdhunimin 30 fëmijëve, raportonin mediat vendase.
Sohail Ayaz mori tre dënime me vdekje për krimet e tij në Pakistan, dhe zyrtarët thanë se do të ekzekutohet me varje.
Njeriu i mbrapshtë u dënua në Pakistan për pengmarrjen e tre djemve të mitur, intoksikimin e tyre me droga dhe më pas përdhunimin e tyre, raportonte e përditshmja vendase Express Tribune.
“Ai ishte një hallkë malinje në mesin e shoqërisë civile dhe meriton asgjë përveç dënimit më të rëndë. Aktet për të cilat akuzohet janë çnjerëzore, më keq se të bishës, sepse edhe bisha më e keqe e njeh pafajësinë e këlyshëve të saj”, tha gjykatësi Jehangir Ali Gondal, duke i dhënë dënimin.
Ai shtoi: “I akuzuari nuk meriton mëshirë dhe as simpati në dënimin me vdekje. Do të varet në litar derisa të vdesë, kur kjo të konfirmohet nga gjykata e lartë e Lahore.”
Zyrtarët thanë se kishin gjetur materiale të shumta pornografike me fëmijë në kompjuterët e Ayaz, prej të cilave si kishte përfituar financiarisht, me regjistrimet dhe shitjen e akteve djallezore.
Ekonomisti i kualifikuar ishte punësuar me organizatën e bamirësisë Save the Children dhe megjithë ishte dënuar më parë për akte seksuale me fëmijë, organizata nuk kontrolloi të kaluarën e tij pasi detyra supozohej të mos kishte të bënte me fëmijët.
Rreth një dekadë më parë policia britanike u vu në alarm kur policia italiane i dha asaj britanike emrin e Ayaz, pasi i kishte premtuar një pedofili në Itali, fëmijë rumunë me të cilët të abuzonte.
Ayaz u arrestua në 2009 në ambjentet e grupit të bamirësisë dhe u dënua me katër vjet për pëdhunimin e një djali 14-vjeçar.
Policia gjeti qindra imazhe fëmijësh të abuzuar në shtëpinë e tij në Barking, në lindej të Londrës. Pas dënimit ai u deportua në Pakistan, ku tashmë është dënuar me vdekje.
Top Channel