Trump ngre procedurë për rinumërim të votave në dy qarqe të Wisconsin-it

18/11/2020 22:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milwaukee dhe Dane të Wisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale.

Megjithëse kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vend më 3 nëntor, sipas rezultateve jozyrtare, Trump vazhdon të këmbëngulë se në zgjedhje ka pasur mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.

Trump pretendon se në Milwaukee dhe Dane ka pasur parregullsi të mëdha në votim. Trump gjithashtu ka paguar shumën prej 3 milionë dollarësh të kërkuar nga ky shtet për rinumërimin e votave.

Sipas rezultateve jozyrtare, Biden fitoi zgjedhjet në shtetin e Wisconsin-it me dhjetë delegatë, duke marrë 20.608 vota më shumë se Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA