Pediatria e re e Durrësit/ Rama: Qyteti, kantier ndërtimi. 615 pallate do të rikonstruktohen deri në fund të dimrit

18/11/2020 19:25

Nëntori  rezultoi me i  ashpri  sa i takon shtimit te  rasteve te reja me  covid 19  dhe ne kauder te përballimit te situatës spitalet rajonale do të mbështesin QSUT-në. 

E tillë do të jetë edhe Pediatria e re e Durrësit, e cila u inagurua ditën e sotme nga Kryeministri Rama.

Manastirliu: Duke qenë se QSUT po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë dhe nëse atje do të këtë shtimë të rasteve me Covid19 apo rritje të numrave, është menduar që pediatria e Durrësit të jetë në mbështetje të QSUT, pra të jetë back-up i tij. Për rastet me Covid kemi ambient të dedikuar dhe dhoma izolimi të posaçme” 

Durrësi  është kthyer në kantier ndërtimi, pas tronditjes 1 vit me parë nga tërmeti i 26 nëntorit.  Qeveria parashikon të përfundojë rikonstruksioni e 615 pallateve të reja  deri në   dalje  të dimrit.

Rama: Do jenë më të  sigurta  dhe më të bukura sec kanë qenë.

Kryeministri  u ndal edhe në zonën e ish Kënetës, një ndër me të prekurat nga tërmeti për të parë  se si po vijon puna me ndërtimin e shtëpive të shembura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA