25/11 16:24
Moderatorja e njohur Elona Duro, konfirmoi në emisionin “Ftesë në 5”, se ka fituar betejën me COVID-19.
Elona theksoi se nuk e ka bërë publike lajmin, pasi ishte në pritje të shfaqjes së plotë të simptomave. Më tej ajo tregoi se veç saj, edhe bashkëshorti e i vogëli Tomas, janë infektuar, por fatmirësisht simptomat e tyre kanë qenë të lehta e nuk kanë shfaqur komplikacione.
“Nuk e kam publikuar në fakt, dje dëgjova intervistën e Ivës tek ti që tha prita ato ditë që ka pikun sëmundja, thash të pres deri në fund që jam shëruar. Më kaluan ato ditët, u mora me pemën dhe thash të jetë pjesë e së shkuarës dhe tani të gëzohem si fëmijë. U infektuam të tre, me simptoma të lehta, e kaluam mirë”, tha Elona.
Top Channel