Mijëra euro të shpenzuar në trëndafila të kuq, por nga kush? Ja si përgjigjet Luana Vjollca: Unë preferoj… 27/02 23:00
Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon këtë pasdite ishte edhe gazetarja e njohur Iva Tiço.E vetizoluar në shtëpinë e saj pasi rezultoi pozitive me koronavirus, Iva tregoi se është duke e kaluar lehtë.
Gazetarja pohoi se për momentin ka humbur shijen dhe nuhatjen, megjithatë problemin më të madh e ka me këshillat që i vijnë lart e poshtë nga njerëzit.
“Para se të bëja tamponin, më sugjeruan të bëja analizën e gjakut e të nisja antibiotikët”, u shpreh Iva, duke shtuar më tej se gjakftohtësia e partnerit e bëri të vepronte me qetësi.
“ Na duhet ndonjë gjerman në shtëpi për të ruajtur qetësinë”, tha me humor gazetarja.
Top Channel