Egi, një fanse e “Për’Puthen” kishte bërë një surprizë për Fatjonin. Brenda një kutie të madhe gjendej, një shishe verë, një lule dhe një letër, në të cilën ishte sqaruar gjithçka.

“Të japësh një shans të dytë, nuk të ul burrërinë por të tregon më burrë. Urojmë që këtë shishe ta hapësh në vendin e duhur dhe personin e duhur. Ky trëndafil nuk është për ty, por t’ia dhurosh Anës. Ndërsa çokollatën ta hash vetë dhe të ëmbëlsosh pak zemrën”, shkruhej në letër.

Të gjithë u përlotën nga fjalët. Fatjoni i prekur emocionalisht, u ngrit dhe u drejtua drejt Anës për t’i dhuruar lulen, ndërkohë në formë “paqeje” e përqafoi plot ëmbëlsi. Ndërsa për verën, ai tha se do të presë dhe do e hap kur të gjejë vajzën e duhur.

Fatjoni: E falënderoj vajzën, nuk kam fjalë.

Ana: Unë doja t’i thoja Egit faleminderit nga zemra.

FOTO GALERI
17/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA