Në ndeshjen që vlen më shumë në Ligën e Kombeve, atë të mërkurën ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha.
Formacioni sigurisht është një enigmë që do ta zgjidhë trajneri Edoardo Reja, por aty nuk do të jetë motori i mesfushës, Amir Abrashi i skualifikuar në ndeshjen ku nëse fitojmë, kalojmë të parët në grup, dhe arkëtojmë më shumë se 1 milion Euro.
“Në çdo ndeshje ishim të detyruar të ndryshonim formacionin. Kishim mundësi të fitonim ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë për kjo nuk ndodhi. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë. Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë. Është një finale dhe presioni është pjesë e futbollit. I bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë”.
për sulmin, trajneri Reja ka lënë të kuptojë se celësat e repartit ofensiv, do tia lërë atyre që shkëlqyen në suksesin e fundit në Air Albania Stadium.
“Sulmi mund të jetë i njëjtë si ai në ndeshjen ndaj Kazakistanit. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmojë portën dhe tjetri të tërhiqet”.
Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Bjellorusisë në orën 16:00 në stadiumin Air Albania
Top Channel