Demonstruesit anti-Covid përleshen me policinë në Itali, besimtarët në Francë protestojnë për të drejtën e lutjes (Fotot)

16/11/2020 16:15

Demonstrues anti-izolim janë përleshur sot me policinë në Itali ndërsa katolikët francezë kërkonin të drejtën e tyre të praktikimti të besimit, teksa protetat anti-Covid kanë nisur në të gjithë Evropën.

Protestues të zemëruar u përballën ashpër me policinë në Rome sot pasdite teksa brohorisnin për zhgënjimin e tyre ndaj masave të fundit të izolimeve rajonale të vendosura nga qeveria.

Ndërsa në Francë protesta u zhviluan në disa qytete të vendit për të kërkuar rikthimin e shërbesave fetare të cilat janë pezulluar me masat e fundit të izolimit.

Masat e fundit shtrënguese në Itali hynë në fuqi më 6 nëntor, sipas të cialve njerëzit nuk lejohen të dalin nga shtëpitë prej orës 22.00 deri në 5 të mëngjesit, deri më 3 dhjetor.

Demonstrimet e organizuara nga partitë e të djathtës radikale si Forza Nuova, apo lëvizja e pavarur ‘No Mask’ mblodhën grupe të mëdha njerëzish në sheshe si Piazza Venezia në Rome.

Protestuesit tentuan të thyejnë rrethimet e policisë me veshje të rënda, nën drejtimin e liderëve të Forza Nuova, Giuliano Castellino e Roberto Fiore.

Mes demonstruesve ishte dhe Antonio Pappalardo, ish-kreu i karabinierëve të Italsë, tashmë drejtues i lëvizjes anti-stabiliment ‘Orange Jackets’(Xhaketat Portokalli).

Mediat kanw sjellë mbulim të gjerë të protestave me foto, si me poshte …

FOTO GALERI
13/19
Protestues ne Versailles ne periferi te Parisit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA