Kryeministri kanadez kërcënon të anulojë Krishtlindjen

14/11/2020 13:14

Dita e falënderimeve në Kanada ishte muajin e shkuar dhe vendi ka regjistruar pasoja prej saj me numrin e rasteve të koronavirusit që ka arritur rekorde të reja. Tani, liderët kanadezë thonë se festa e krishtlindjes është në rrezik.

Dita e falënderimit në Kanada u shënua më 12 tetor këtë vit dhe ndërsa familjet dhe miqtë u mblodhën bashkë, ajo shkaktoi një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe viktimave. Tani zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se sistemi i kujdesit shëndetësor nuk mund të përballojë një përsëritje të kësaj situate për krishtlindje.

“Reduktimi i kontakteve, i tubimeve, do të jenë më të rëndësishmet. Dhe ajo që bëjmë në ditët dhe javët në vijim do të përcaktojë se çfarë do të bëjmë për krishtlindje”, u lut kryeministri Justin Trudeau në një konferencë për shtyp.

Shoqërizimi ka qenë një burim kryesor për përhapjen e virusit në thuajse cdo pjesë të Kanadasë – thonë edhe ekspertët sipas të cilëve, rastet ditore mund të dyfishohen në pak javë nëse kanadezët nuk i marrin seriozisht udhëzimet. Një model i ri nga Ontario, ishte veçanërisht shokues, me ekspertët shkencorë që paralajmërojnë se numri i rasteve dhe shtrimeve në spital mund të arrijë apo tejkalojë nivelet e krizës që aktualisht po regjistrohen në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA