Meta: S’ka mjekë e infermierë se kanë emigruar, kjo sjell sforco të madhe të personelit

13/11/2020 13:53
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë takimit me gazetarët ditën e sotme kritikoi qeverinë për mënyrën  menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19.

Sipas tij Shqipëria është vendi që ka bërë më pak përpjekje dhe ka investuar më pak. Presidenti kundërshton Ramën duke thënë se kanë emigruar shumë mjekë e infermierë dhe kanë rënë parametrat e tyre.

“Unë kam bërë shumë përpjekje por përsëri jemi vendi që kemi investuar më pak për përballimin e pandemisë këtë e tregojnë shifrat, e sidomos biznesi i vogël dhe i mesëm që është dëmtuar jo pak që ka shtuar varfërinë e që po e bën shumë të vështirë që shumë qytetarë mos ta përballojnë. Unë ndjej një solidaritet të fortë për mjekët dhe infermierët në kushte të vështira nën një presion të madh, mos harrojmë që për shkak të migrimit shpopullimit të shumë mjekëve e infermierëve kanë rënë parametrat për një mijë banorë, janë më të ulëta, kjo sjell sforco të madhe të personelit kërkon një përgjegjshmëri vetë nga qeveria të jetë më e hapur për bashkëpunim për të treguar sensibilitet larg çdo arrogance, nuk është koha për tendera apo PPP”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA