Samiti G20/ Presidenti Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit: Bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç
Rreth 200 njerëz kanë marrë pjesë në një festë të maskuar si xhirim filmi ku të ftuarit ishin thirrur si ‘aktorë episodikë’, me sa duket për të shmangur rregullat e kufizimeve shëndetësore, raportonte e përditshmja gjermane Bild.
Autoritetet në Gjermani thanë se do të flasin me studion filmike e cila ka mbajtur një festë me dhjetra njerëz mes të cilëve dhe aktori Keanu Reeves, për përfundimin e xhirimeve të serisë së fundit të ‘Matrix’, megjithse kufizimet e koronavirusit janë në fuqi.
Festa me një maksimum prej 50 njerëzish janë ndërkohë të lejuara në Berlin dhe në shtetin fqinj të Brandenburg, ku u zhvillua dhe festa ilegale e studiove Babelsberg, në perëndim të kryeqytetit. Por evente të tilla duhet të regjistrohen paraprakisht, dhe aprovohen nga autoritetet vetëm nëse ruajnë “konceptin e higjenës”.
Normalisht të ftuarit duhet të mbajnë maskë kur nuk janë duke ngrënë ose duke pirë.
Një e ftuar 39-vjeçare në festë, kishte thënë për Bild: “Atmosfera ishte e shkëlqyeshme. Të gjithëve iu bë testi i koronavirusit PCR paraprakisht. Të gjithë erdhën me maskë por teksa festa vazhdonte, shumë njerëz nuk e mbanin më”.
Ajo shton: “Nuk u dhanë instruksione higjene dhe askush nuk ishte duke filmuar”.
Festa ishte organizuar nga producentët Lana e Lilly Wachowski të cilët mbanin emrat e koduar “Icecream Teamevent” sipas burimeve të gazetës. Festa kishte nisur të mërkurën në ora 18.00 dhe kishte vazhduar derti në orët e para të së enjtes.
Të ftuarit zbaviteshin me muzikën e një DJ, kishte një shfaqje piroteknike dhe gjithashtu merrnin tatuazhe të Matrix, në formë suvenirësh. Në pijet e ushqimet përfshiheshin sushi, sake, pica, currywurst (salçiçe Berlini) dhe ëmbëlsirë me fruta e çokollatë.
Disa tenda në stil ‘beduin’ ishin vendosur për me shume privatesi te të ftuarit.
Keanu Reeves dhe e dashura e tij, artistja Alexandra Grant, ishin ulur në një tavolinë dhe pinin verë, por u larguan herët, shkruante Bild.
Zëdhënësja e studiove Babelsberg, Bianca Markarewicz, justifikohej se producentët e Matrix po xhironin “skenat e celebrimit të filmit të përfunduar në verë, dhe të gjitha rregullat e higjenës ishin zbatuar.”
Ajo shtoi: “Ne me vetëdije organizuam këtë xhirim me shumë pjesëmarrës”.
Ky është nga rastet e rralla ku aktori Keanu Reeves merr publicitet të keq, pasi natyra e tij e mbyllur dhe afërsia me fansat i kanë dhënë pseudonimin “i dashuri i internetit”.
Një zëdhënës i qytetit të Potsdam, përgjegjës për dhënien e lejeve të festave të tilla, tha: “Ne nuk na është njoftuar asnjë event. Por ka pasur diskutime mes autoriteteve shëndetësore dhe studiove për mbrojtjen nga infektimet gjatë filmimeve”.
Top Channel