Që kur goditi Filipinet gjatë të mërkurës në mbrëmje, tajfuni Vamco ka marrë shumë jetë njerëzish ndërsa agjencitë qeveritare nuk përputhen rreth numrit të viktimave.

Sekretari i Brendshëm i Filipineve, Eduardo Ano informoi kabinetin për situatën e përgjithshme në një takim virtual dhe tha se të paktën 14 persona kishin humbur jetën.

I njohur lokalisht si Ulysses, tajfuni solli shira të rrëmbyeshëm në të gjithë rajonin Bicol dhe ishullin Luzon ndërsa mijëra njerëz u zhvendosën në vende më të sigurta

Megjithatë, gjenerali Gilbert Gapay, shefi i Forcave të Armatosura të Filipineve tha se ushtria ka nxjerrë 39 trupa dhe raportoi 22 të tjerë si të zhdukur, njoftoi sot e përditshmja “Phil Star”.

Shefi i policisë kombëtare të Filipineve, gjenerali Debold Sinas tha se të paktën 26 persona e kanë humbur jetën ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur.

Shirat shkaktuan përmbytje në dhjetëra qytete, ku shtëpitë, qendrat tregtare, rrugët dhe fushat e orizit mbetën nën ujë.

“Të jeni të sigurt, qeveria nuk do të lërë askënd pas dore”, deklaroi presidenti Rodrigo Duterte në një fjalim drejtuar kombit të enjten. Pallati presidencial tha se Duterte po ndiqte operacionet e shpëtimit dhe ndihmës.

Sekretari i Energjisë, Alfonso Cusi tha se po punojnë për të rivendosur plotësisht energjinë elektrike në rajonin e kryeqytetit dhe zonat e tjera të prekura deri më 15 nëntor.

Filipinet, vendi i cili përballet me brezin e ciklonit të paqësorit, ballafaqohet me një mesatare prej 20 stuhishë dhe tajfunesh çdo vit.

Kjo stuhi e fundit ka ardhur vetëm disa ditë pasi Filipinet u goditën nga tajfuni Goni, i cili la të paktën 26 persona të vdekur dhe më shumë se një milion të zhvendosur.

Me shpejtësinë e erës që tejkalon 300 kilometra në orë, tajfuni Goni u raportua të ishte një nga stuhitë më të forta që goditi Filipinet ndër vite.

Vendi shënoi sot 1.902 raste të koronavirusit, përfshirë 31 vdekje të tjera.

Me rritjen e infeksioneve, shifra totale e rasteve u rrit në 404.713 me 34.058 raste aktive. Numri i të vdekurve nga COVID-19 u rrit në 7.752./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA