18/01 22:14
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vijon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Doja Cat.
Kënga “Baby, I’m Jealous”, është pritur mirë nga publiku, teksa edhe ndryshimi në look I Bebes në klip mori komente pozitive. Këngëtarja ka lyer flokët e saj me ngjyrat kuq e zi, për të qëndruar sinkron me ngjyrat e flamurit kombëtar.
Që nga koha kur bëri ndryshimin drastik në dukje, artistja shqiptare nuk ka reshtur së publikuari imazhe të ndryshme në rrjete sociale me pamjen e saj të re. E veshur me një palë pantallona të zeze lëkure dhe xhup ngjyrë vjollcë, Bebe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel