“Divani Lunxhot” një festival i përvitshëm, shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë është kthyer në eventin kulturor më të rëndësishëm në rrethinat e Gjirokastrës.
Festivali edhe pse i diktuar nga protokolli i masave për Covid 19 ngjiti në skenë në edicionin e tij të 6-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” edhe 10 grupe të tjera polifonike nga Shqipëria dhe diaspora.
Drejtuesit e ansamblit të Shpatit në Elbasan morën pjesë në event duke sjellë motivet më të vjetra të krahinës.
Grupi Zëri i Bilbilit krijoi një këngë për festivalin për të përshëndetur përpjekjet e artit për ti mbijetuar situatave të vështira.
Divani Lunxhot edhe këtë vit ka sjellë në vëmendje ruajtjen e kostumeve tradicionale dhe përcjelljen e dijenive dhe teknikave të qepjes së tyre.
Dhoksati një nga 100 fshatrat e përzgjedhur si destinacione turistike, është duke ofruar që prej verës së kaluar edhe shërbimet e para në këtë fushë.
Top Channel