Për herë të parë, Teatri “Aleksandër Moisiu” solli për publikun leximin artistik të një vepre dramaturgjike, një format që vë në qendër tekstin dhe fuqinë e fjalës së shkruar.
Në ambientet e Muzeut Etnografik u prezantua drama me një akt “Palltoja”, e autorit durrsak Ilir Paja.
Vepra rrëfen historinë e dy miqve, marrëdhënia e të cilëve vihet në provë pas shfaqjes së një palltoje të re. Ajo që nis si një gjest i thjeshtë, shndërrohet në një përballje me xhelozinë, krenarinë, pasigurinë dhe etjen për status, duke ngritur pikëpyetje mbi miqësinë, identitetin dhe dinjitetin njerëzor.
Atmosfera e Muzeut Etnografik krijoi një komunikim të drejtpërdrejtë mes aktorëve, autorit dhe publikut.
Në kushtet kur godina e teatrit të Durrësit është në rikonstruksion, nisma të kësaj natyre synojnë të promovojnë dramaturgjinë shqiptare dhe autorët vendas, duke krijuar një hapësirë të re dialogu mes veprës dhe publikut.
Top Channel