Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Në Elbasan drejtuesit lokalë po përpiqen që pas ballokumes të bëjnë pjesë të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Jomateriale, edhe tavën e kososit, apo tavën e Elbasanit siç të gjithë e njohim
Si rrallë gatime ka emrin e një qyteti dhe përfaqëson traditën, identitetin dhe mikpritjen e Shqipërisë së Mesme. Tava e Elbasanit pushtoi me aromën e saj sheshin e qytetit, në një aktivitet që synon promovimin e kulinarisë së pasur elbasanase.
Pas Ballokumes, Bashkia e Elbasanit synon që edhe Tavën e Kosit ta bëjë pjesë të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Jomateriale.
Teksa turizmi në stinën e verës është i fokusuar në bregdet Agjencia Kombëtare e Turizmit synon ngritjen e modeleve të turizmit, përtej bregdetit.
Atmosferës së festës iu bashkuan shefa të njohur të kuzhinës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të ndarë së bashki shijet e jashtëzakonshme të gatimeve shqiptare nga veriu në jug trashëguar nga duart e gjysheve brez pas brezi.
Top Channel