Elbasani, vatër infeksioni/ Infektohen mësues, edukatorë dhe nxënës në shkolla

09/11/2020 15:23

53 raste të prekur me covid 19 ka shënuar 24 i fundit në Qarkun e Elbasanit, duke u renditur menjëherë pas kryeqytetit.

33 raste janë në bashkinë më të madhe atë të Elbasanit, por tashme edhe në bashkitë me numër të vogël qytetarësh, në bashkitë e vogla si  Librazhdi dhe Gramshi rastet kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Ajo që vihet re është një neglizhencë e madhe e qytetarëve për sa i përket përdorimit të maskave, kudo në ambientet e hapura. 28 mësues vetëm në Zyrën Vendore Arsimore në Elbasan janë të prekur me Covid 19, ndërsa 40 të tjerë janë të karantinuar në banesat e tyre në zbatim të protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë pasi anë shfaqur shenja të Covid-19,  ata janë në pritje të bërjes së tamponit apo në pritje të përgjigjes së tij.

11 edukatorë rezultojnë pozitiv me Covid 19, ndërsa 7 të tjerë janë në pritje te përgjigjes së tamponit. 8 nxënës kanë rezultuar pozitiv me covid-19, gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht është e mirë. Nuk ka një vatër infeksioni në një shkollë, por rastet janë të shpërndara në shkolla të ndryshme të bashkisë së Elbasanit. Ata janë kryesisht gjimnazistë por edhe të ciklit  9 vjecar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA