30/11 09:51
17 persona të dyshuar për terrorizëm u arrestuan ditën e sotme në Turqi gjatë operacioneve në orët e para të mëngjesit në Stamboll.
Sipas medias së huaj, u bastisën 17 adresa në 11 qarqe të Stambollit, ku u arrestuan 17 të dyshuarit për terrorizëm.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.
Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 kamikazë, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.
Top Channel