Ndërsa vjeshta po mbaron fundjavat e ngrohta me diell dhe ngjyrat e arta të stinës ende mund të shijohen.
Pylli i fazanëve në Maliq është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik ku piknikët me familjen apo miqtë ndërthuren me bukuritë e natyrës. Në hyrje të tij mikpritësit e parë janë fazanët, kaprojtë apo lepujt e egër ndërsa nuk mungojnë as lojërat apo shëtitjet me biçikletë.
Distanca e afërt me Korçën dhe Maliqin ka bërë që çdo ditë të rritet numri i atyre që zgjedhin ketë destinacion natyror dhe që shpresoj që këtu do të investohet edhe më tepër.
Gradualisht pylli është bërë i vizitueshëm dhe turizmi është njëditor ndërsa shton mundësitë edhe për banorët e fshatrave përreth për një turizëm afatgjatë.
Top Channel