Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar atë çka mund të përfundonte në një tragjedi familjare.
Përgjatë një konflikti të çastit, një 35-vjeçar tentoi në Berat të vriste me armë zjarri kushëririn e tij.
Policia e Beratit mori njoftimin se në fshatin Karkanjoz, Berat po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Shërbimet e Policisë rrethuan banesën e autorit dhe më pas e arrestuan në flagrancë. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel