Kaos me tamponët te Lazio, pasi presidenti Lotito urdhëroi që skuadra dhe i gjithë stafi t’u nënshtrohen testeve në dy laboratorë të ndryshëm, në Futura Diagnostica të Avellinos, aty ku janë kryer deri tani dhe në Biomedico di Roma.
Rezultatet e këtij të fundit nxorën pozitivë tre futbollistë si Lucas Leiva, Thomas Strakosha dhe Ciro Immobile, por pak më vonë dolën edhe përgjigjet e laboratorit të Avellinos, ku të gjithë kanë rezultuar negativë.
E njëjta situatë kishte ndodhur edhe javën e kaluar, kur UEFA kishte nxjerrë pozitivë disa futbolistë të Lazios dhe nuk i kishte lejuar të udhëtojnë drejt Belgjikës për ndeshjen e Championsit, por që më pas rezultuan negativë në laboratorin e Avellinos dhe u aktivizuan në ndeshjen ndaj Torinos fundjavën e kaluar.
Tani me këto rezultate kontradiktore, gjithçka bëhet rrëmujë, pasi nuk dihet nëse Immobile, Strakosha dhe Lucas Leiva do të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të dielës ndaj Juventusit.
Tani edhe Federata e Liga e Serisë A do ta kenë të vështirë të japin një vendim për rastin, pasi dy laboratorë kanë dhënë rezultate të ndryshme dhe ndoshta do të kërkohet një test i tretë ditën e nesërme.
Top Channel