Twitteri pezulloi disa llogari që pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të lidhura me agjencinë e lajmeve Associated Press.
Llogaritë në fjalë përhapën rezultate të paverifikuara zgjedhore, sipas fotove të qarkulluara online dhe një analize të tyre.Të katër llogaritë u çaktivizuan pasi njoftonin gjoja fituesin e njërit prej shteteve të lëkundura, që nuk ishte shpallur i tillë nga agjencia prestigjoze e lajmeve. “Këto janë llogari false që nuk janë të lidhura me AP,” tha agjencia në një deklaratë.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Christopher Krebs, u shpreh në Twitter se “po shohim raporte nga llogari të rreme mediash që po shpallin fituesin në një shtet, mos u besoni!” rrjeti social një dite me pare etiketoi një postim nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në të cilin ai e përgëzonte Donald Trumpin për fitoren dhe i akuzonte “mediat kryesore” për “mohimin e fakteve”. “Burimet zyrtare mund të mos i kenë shpallur rezultatet kur kjo është postuar”, shkroi Twitter nën postimin e tij.
Top Channel