SHBA-ja me gati 100,000 raste të reja me koronavirus

05/11/2020 08:43

Rastet e infektimit me koronavirus vazhduan të shënojnë rritje në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 99,660 raste të reja u konfirmuan të mërkurën – shifër kjo rekorde brenda një dite. Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit.

Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars.

SHBA-ja “nuk mund të ishte pozicionuar më dobët”, me mot të ftohtë që i shtyn njerëzit të qëndrojnë brenda, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, në një intervistë për gazetën Washington Post.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, shkruan Rel. Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA