Foto ilustruese

Shqiptari në kërkim ndërkombëtar, Gazmir Mehmetaj është arrestuar në Vlorë nga policia e vendit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

47-vjeçari i lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gazmir Mehmetaj në vitin 2018 u kap në lagjen “Pavarësia” të Vlorës pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë kishte vendosur masën “Arrest me burg”, pasi akuzohej për “t=Trafikim të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë.
Vendimi i gjykatës është marrë më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari i referohej një procedimi penal në vitin 2013, pas gjetjes së një sasie lëndësh narkotike në rrethinat e Shkodrës, në vendin e quajtur “Lugina e Vilunit”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga nga Policia, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur  lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA