“Shqiponjat” i ndalojnë makinën/ Mbante armë pa leje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

04/11/2020 13:38

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë nga forca e posaçme “Shqiponjat”.

Te “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., banues në Krujë.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” u bë ndalimi i mjetit tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi S. K. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celulare”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA