Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të hënë
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez, Pieter Omtzigt me anë të një postimi në Twitter shkruan se gjatë debatit në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm Blok theksoi se nuk janë kundër integrimit të Shqipërisë, por se vendi nuk është gati ende për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Më tej Omtzight shkruan se Blok u shpreh se Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet me vendet vakante në Gjykatën e Lartë, çuarjen para drejtësisë të personave të inkriminuar në nivele të larta si edhe nuk ka përmbushur plotësisht Reformën Zgjedhore.
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt:
“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’.”
Top Channel