Fatjoni revoltohet: Nuk jam vetëm për Anën/ Bukuroshja i bën thirrje vajzave të tjera: Zgjidheni në takime

03/11/2020 18:54
Fatjoni

Të enjten e kaluar, Fatjoni u shfaq i revoltuar në studio. Ai tha se ndihet i penalizuar pasi vajzat nuk e zgjedhin në takime, për shkak të raportit të tij me Anën.

Tea u shpreh se nuk do të dilte në takime me Fatjonin, pasi ai është më së shumti i afruar me Anën, ndërkohë vetë bukuroshja tha se Fatjoni në studio është për të gjitha vajzat, e nuk e ka aspak problem për takimet që ai mund të zhvillojë.

Fatjoni: Disi ndihesha i dyzuar nga Ana, sepse vajzat nuk më zgjidhnin për Anën. Nuk kishte lidhje me kërcimin. Derisa ajo bëri takimin me Arjonin, është punë për të. E kisha me gjestin që unë isha i dyzuar për afërsinë me Anën.

Tea: Unë e konsideroj disi.

Ana: Unë nuk e kam siklet.

Tea: Kjo është konsideratë për ty.

Ana: E vlerësoj këtë konsideratë, por në këto kushte ne do të dalim në të gjithë djemtë, edhe djemtë me ne. Nuk jemi këtu për t’u martuar brenda një dite.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA