Ilir Daja këtë te hëne e nisi seancën stërvitore me një fjalim për ekipin duke e konsideruar këtë dite si nisjen e rrugëtimit te tyre ne këtë kampionat.
Partizani do zbres ne fushe këtë te mërkure ne orën 13:45 ne stadiumin e Kamzës për tu ndeshur me Kastriotin ne sfidën hapse persa i përket sezonit 2020-2021.
Ndeshja kryesore e javës se pare Tirana-Kukesi për shkak te problematikave dhe arsyeve te ndryshe ne stadiumet e kryeqytetit do te udhëtojnë drejt Korçës ne mënyre qe te zhvillojnë ndeshjen e tyre aty. Kampionet dhe nënkampionet e Shqipërisë vijnë ne këtë sezon me organike te ndryshuar, sidomos Kukesi qe veç humbjes se disa elementeve ndryshoi dhe trajnerin ku me Skender Gegen kete sezon pretendon si zakonisht, titullin.
Ne Durres ne orën 16:45 Teuta me pretendime te qarta këtë sezon e nis kampionatin përballe Skënderbeut qe veç emrit te forte i ka mbetur vetëm historia.
E mërkura do te ofroje dhe dy sfida te tjera. Laci ne dukje perfekt këtë sezon do luaj përballe Bylisit ndërsa Vllaznia ne Shkoder pret Apolonine.
Sfidat luhen pa tifozë ndaj te gjithë futbolldashesit e vendit tone do te kene mundesine ti shijojnë te gjitha duelet ne Digitalb.
Top Channel