Britaniku i parë që kaloi koronavirusin ka ndërruar jetë pas muaj të tërë vështirësish, tha zemërthyer nëna e 26-vjeçarit.
Studenti Connor Reed punonte në një shkollë në Wuhan ku jepte gjuhën angleze kur u prek nga së mundja nëntorin e kaluar. Asokohe u bë i famshëm sepse qe i pari anglez që përjetoi sëmundjen.
Connor ishte shtruar në spital për shkak të p rkeqësimit të simptomave të tij, sidomos një kolle të fortë dhe pneumoni. Por tha se në fund e kishte mposhtur sëmundjen, edhe falë një recete të vjetër, whisky të ngrohtë te përzier me mjaltë .
E ëma megjithatë thotë se ai vuajti pasoja të zgjatura të koronavirusit ndërsa u përball me vështirësi të mëdha prej izolimit të skajshëm në qytet. 26-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e tij të konviktit dhe episodi nuk po trajtohet nga policia si i dyshimtë.
Top Channel