Meghan Markle dhe Princ Harry prindër për herë të dytë? Ky detaj ngre dyshimet

02/11/2020 17:21

U desh vetëm një detaj i vogël për të ngritur dyshimet se Meghan Markle dhe Harry po bëhen prindër për herë të dytë.

Kjo pasi çifti ka shtyrë padinë e privatësisë kundër Daily Mail, duke shtuar se shtyrja do të bëhet për arsye konfidenciale.

Gjyqi ishte planifikuar të fillonte më 11 janar, por të enjten gjykatësi Justice Warby miratoi kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë jo më herët se data 15 tetor 2021.

Fakti që gjyqi është shtyrë pikërisht për 9 muaj kanë filluar të lindin dyshimet se çifti janë duke u bërë prindër për herë të dytë.

Ndërkaq, në Twitter kanë nisur postimet e shumta se çifti po presin një fëmijë tjetër. Për të zbuluar një gjë të tillë, duhet të presim deri në detajin e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA