Strategjitë e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi kontekstin e produkteve të reja të duhanit me rrezik të reduktuar u diskutuan nga pjesëmarrësit në Konferencën Botërore mbi Rregullimin dhe Politikat e Produkteve të Duhanit dhe Nikotinës të organizuar nga Instituti i Ligjit për Ushqimin dhe Barnat (FDLI).

Në nje konference virtuale, si shumica gjatë këtij viti, e zhvilluar gjate ditëve të 21-23 tetor, u diskutua mbi një e ardhme pa cigare dhe mënyra për të rregulluar ligjërisht produkte si IQOS e një gamë më të gjerë të produkteve të duhanit dhe nikotinës në Shtetet e Bashkuara.

ÇFARË ËSHTË FDLI?

I themeluar në vitin 1949, instituti është një organizatë jofitimprurëse që ofron mundësi trajnimi dhe shkëmbimeve profesionale në fushën e ligjit për ushqimin dhe barnat. Si një organ neutral, FDLI ofron një mundësi për palët e interesuara për të mësuar mbi politikat inovative të qeverisë, legjislacionin dhe rregulloret.

Një nga folësit e konferencës, Mohamadi Sarkar, ekspert në politikat shkencore i Shërbimeve të Klientit në kompaninë Altria, solli faktet e produkteve të duhanit me rrezik të reduktuar të gjeneratës së re. Sipas tij, gjatë tre viteve të fundit, ka pasur një evolucion të shpejtë të produkteve të duhanit. Kështu, duke bërë një përparim të tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohore, ka të ngjarë që në 10 vitet e ardhshme të mund të arrihet një përparim që nuk është parë në 50 vitet e fundit. Duke parashikuar të ardhmen, sipas tij, shumica e duhanpirësve të rritur do të kalojnë në përdorimin e përgjegjshëm të duhanit dhe të zgjedhin një e ardhme pa tym.

Sipas Sarkar, ekzistojnë tre strategji alternative për ta arritur këtë: zhvillimi i më shumë produkteve të duhanit pa tym; sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrën më të përshtatshme për të “kaluar” duhanpirësin e rritur në metoda pa tym të marrjes së nikotinës; dhe të informohet saktë për produktet e duhanit me rrezik të modifikuar.

Për momentin, IQOS është në portofolin e produkteve të duhanit me rrezik të modifikuar pa tym. Në lidhje me gatishmërinë për të kaluar në produkte alternative të duhanit, bazuar në analizën e të dhënave të PATH Wave 1 në pyetjen:
“Nëse një produkt duhani deklarohej më pak i dëmshëm për shëndetin sesa produktet e tjera të duhanit, cilat janë gjasat që ju të përdorni këtë produkt?”
më shumë se gjysma e duhanpirësve të rritur në Shtetet e Bashkuara (rreth 23 milion njerëz) u përgjigjën se ishin të interesuar në produktet e duhanit me rrezik të reduktuar.

Duke folur për objektivat, Mohamadi Sarkar u përqendrua në çështjet kryesore në lidhje me vlerësimin e produkteve të nikotinës me rrezik të modifikuar:
A ka një bazë të përshtatshme shkencore për informacionin e propozuar të rrezikut të modifikuar?
Cilat janë rreziqet shëndetësore të produktit për përdoruesit individualë të duhanit? Si i perceptojnë dhe i kuptojnë konsumatorët informacionin për rrezikun e modifikuar?
Cilat janë përfitimet dhe dëmet e mundshme shëndetësore për popullatën e përgjithshme?

Që në vitin 2012, FDA (agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave) rekomandoi që aplikantët të kryejnë studime për të vlerësuar gamën e plotë të rreziqeve shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit, përfshirë ekspozimin ndaj përbërësve (përfshirë dhe biomarkuesit e ekspozimit) dhe rezultatet shëndetësore (të tilla si sëmundshmëria ose vdekshmëria).Kështu, FDA arriti në konkluzionin se aplikanti ka demonstruar se një reduktim i matshëm dhe i konsiderueshëm i sëmundshmërisë ose vdekshmërisë midis përdoruesve individualë të duhanit është i mundur dhe pranimi i kësaj sjell përfitime për shëndetin e popullatës.

Kështu, PMI ka demonstruar se sistemi IQOS ngroh duhanin, dhe nuk e djeg atë. Eliminimi i procesit të djegies zvogëlon ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm. Kërkimet shkencore kanë treguar se një kalim i plotë nga cigaret konvencionale në sistemin IQOS ul ndjeshëm ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshëm ose potencialisht të dëmshëm.

Joe Ackerman, zv/presidenti i Smokeless Product Marketing foli për rrugën që është ndjekur për të njohur sistemin IQOS me ngrohjen e duhanit si produkt me rrezik të modifikuar.

Drejtuesi i konferencës Clive Bates, drejtor i Counterfactual Consulting, vuri në dukje se produktet e reja që shkaktojnë më pak dëm sigurisht janë një alternativë më e mirë se cigaret tradicionale, të cilat digjen.

FOTO GALERI
2/3
Dr Sarkar

Top Channel