Aktorja e famshme, Scarlett Johansson, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj, Colin Jost.

Mediat e huaja shkruajnë se Scarlett dhe Colin, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë private. Gjithashtu thuhet se dasma është bërë fundjavën që lamë pas.

Ndërkohë në “Meals on Weels America” shkruan në profilin e saj në “Instagram”: “Të sapomartuar”, duke iu referuar pikërisht çiftit të famshëm.

 “Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masat e sigurisë Covid-19 të përcaktuar nga institucionet. Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonwheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postim.

Johansson dhe Jost janë njohur me njëri-tjetrin në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas. E vetëm vitin e kaluar ata vendosën që të shpallnin fejesën.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA