Familja e një burri që ra në një gropë të mbushur me minj teksa ecte në një trotuar të New York, thanë se incidenti e la të traumatizuar dhe në nevojë për trajtim spitalor.

Leonard Shoulders po ecte pranë një ndalese autobuzi në zonën e Bronx të shtunën, kur betoni poshtë këmbëve të tij papritur u shemb dhe një gropë rreth 4 metra e thellë që u hap e thithi.

Banorët e New York e përshkruanin ngjarjen si një makth.

“Minjtë po ngjiteshin te ai, nuk mund të lëvizte,” tha vëllai i tij Greg White. “Ai kishte frikë të ulëriste sepse minjtë mund t’i futeshin në gojë.”

Zjarrfikësit erdhën shpejt në skenën e ngjarjes, ndërsa kamerat e sigurisë kapën momentin kur 33-vjeçari Shoulders u zhduk papritur në trotuar.

“Shikova poshtë dhe një djalë po lëvizte vetëm dorën,” tha një prej dëshmitarëve.

Grupet e emergjencës më pas shpëtuan Shoulders nga gropa, teksa pamjet e tregojnë që shoqërohet me barrelë në një ambulancë.

Ai u dërgua në spitalin e St Barnabas me plagosje në krahë këmbë dhe fytyrë.

Minjtë në New York kanë një nga popullsitë më të mëdha të zonave urbane. Ekspertët thonë se ata kanë dalë vazhdimisht nga strofkat e tyre për të kërkuar ushqim gjatë pandemisë.

FOTO GALERI
1/3
Betoni poshtë këmbëve të tij papritur u shemb dhe një gropë rreth 4 metra e thellë e thithi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA