Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është detyruar që të shkojë në polici pasi është përndjekur nga një person.

Një 45-vjeçar me inicialet B.Sh është paraqitur para saj me pretendimin se është polic, dhe e ka përndjekur këngëtaren.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një mbrëmje, deri në momentin që vetë këngëtarja ka njoftuar policinë. Ai e ka ndjekur këngëtaren deri në lagjen ku ajo banon në dhe më pas në fshatin Peroc.

Ende nuk dihet se kush është personi dhe nëse kishte ndonjë lidhje me këngëtaren.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel