Zjarret në Algjeri shkaktojnë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes viktimave edhe një 8-vjeçar Spiralja e urrejtjes dhe dhunës në Francë, nuk frenon. Vetëm pak ditë pas sulmit që tronditi vendin e mbarë botën perëndimore, kur një 18 vjecar vrau në mes të rrugë mësuesin Samuel Paty, një tjetër episod makabër u shënua mëngjesin e sotëm në Nice.
Një gruaje i është prere koka e dy persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi me thikë pranë katedrales se qytetit bregdetar. Kryebashkiaku i Christian Estrosi pohoi se ngjarja po trajtohet si akt terrorist. Agresori, i ndaluar tashmë nga policia, përsëriste pa reshtur: Allahu Akbhar!
Ministri i brendshëm i bëri thirrje njerëzve të shmangin daljet në zonën qëndrore te qytetit të bukur te rivierës franceze, i cili 14 korrikun e vitit 2016, në ditën e bastisjes, u bë skenë e njërit prej sulmeve me vdekjeprurëse të viteve të fundit në vend kur një 31 vjeçar tunizian përplasi me kamion njerëzit e ndodhur ne shëtitore duke vrare 86 persona. Sulmi i sotëm vjen në një kohë tensionesh dhe frike në Francë, mes përplasjeve mbi karikaturat e profetit Muhamed te publikuara nga revista satirike Charlie Hebdo.
Parisi zyrtar shkaktoi zemërimin e Turqisë dhe Iranit duke marrë një linjë të ashpër në mbrojtjen e karikaturave të profetit, të konsideruara blasfemi nga myslimanët. Paty humbi jetën pikërisht sepse i tregoi vizatimet në fjalë nxënësve të tij, teksa i mëshonte idesë së lirisë së mendimit. Macron e ka bërë të qartë se do të dyfishojë përpjekjet për të mos lejuar që bindjet konservatore islamike, siç thotë ai, të përmbysin vlerat franceze.
Top Channel
Zjarret në Algjeri shkaktojnë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes viktimave edhe një 8-vjeçar
Zjarret në Algjeri shkaktojnë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes viktimave edhe një 8-vjeçar