Edhe pse qeveria e britanike ndali planet për të rikthyer tifozët në stadiumet e futbollit në vendin ku u shpik kjo lojë, shumë nga ekipet elitare po përgatiten që situata të ndryshojë.
Manchester United po merr masa për t’u përgatitur për kthimin e mbështetësve në shkallët e impiantit, duke modifikuar Old Trafford për të krijuar distancën fizike mes njerëzve. Masat po merren që stadiumi i famshëm të mirëpresë tifozët sapo të jepet drita jeshile nga qeveria.
Klubi është surprizuar nga konfuzioni me situatën e krijuar, me mbështetësit e futbollit ende të ndaluar të marrin pjesë në ndeshje, pavarësisht nga ndërveprimet publike dhe mbledhjet e lejuara tani në fusha të tjera të jetës në Britaninë e Madhe.
‘Ne morëm udhëzimet e qeverisë, por jam e bindur që do të ishim në gjendje të prisnim tifozët në mënyrë të sigurt. E kam vështirë të kuptoj pse njerëzit mund të mblidhen në mjedise të tjera si në avion ose në një restorant, apo edhe në kinema për të parë futboll, kur e dimë se kemi marrë planet dhe procesi është gati për të pritur një ndeshje këtu, në mënyrë të sigurt”- tha Collette Roche, zyrtarja kryesore operativ e United.
Sipas skuadrës së Mancester, tifozët gjithashtu do të kontrollohen për temperaturën në hyrjen në stadium, përpara se të hyjnë në zonat e distancuara, ku në stadiumin Old Treford do priten të paktën 24 mijë tifozë të distancuar me njëri-tjetrin.
Top Channel